Jep dorëheqjen ministrja e kabinetit të Theresa May

487
Sigal

Kryetarja e Dhomës së Lartë të Parlamentit Britanik, Andrea Leadsom, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Theresa May-it, pas zhgënjimit ndaj planit të fundit të kryeministres lidhur me Brexit.

Ajo e quan propozim të rrezikshëm, referendumin e dytë të propozuar nga May.

“Unë nuk besoj se qasja jonë do të japë rezultatin e referendumit,” shkroi Leadsom në letrën e saj të dorëheqjes.

Leadsom deklaroi se shansi për një referendum të dytë për Brexit, i ofruar nga May për deputetët që të bien dakord për të mbështetur ligjin e marrëveshjes së tërheqjes është “i rrezikshëm” dhe mund të cënojë bashkimin e tyre.

Dorëheqja e Leadsom është dorëheqja e 36-të nën udhëheqjen e May-t dhe e 21-ta përsa i përket mënyrës së si kryeministrja po e trajton Brexit.

Tani May mund të përballet me presionin në rritje për të dhënë dorëheqjen ose të detyrohet të thirrë zgjedhje të përgjithshme.

Kujtojmë se nën qeverinë e Theresa May ndodhi referendum për ndarjen nga BE-ja të Britanisë. Por BREXIT nuk ka kaluar në parlamentin britanik edhe pse mazhoranca qeverisëse ka dështuar katër herë në përpjekjet e saj. Por në një përpjekje për të bindur të gjithë deputetët të miratonin planin e saj të tërheqjes, u ofroi atyre mundësinë për një referendum të dytë.

Largimi i Leadsom nuk vjen vetëm në një kohë kritike për May-n, por një kohë kritike për partinë e saj në Evropë. Konservatorët tashmë pritet të dalin keq në zgjedhjet e Parlamentit Europian të enjten.