Jep dorëheqjen deputeti britanik pas videos ku po thithte kokainë

515
Është detyruar të japë dorëheqjen nënkryetari i dhomës së lordëve në parlamentit britanik, Baroni Xhohn Sjuëll (John Sewel) pas publikimit të një videoregjistrimi të tij nga tabloidi “The Sun”, duke përdorur kokainë në një festë me prostituta të shtrenjta.
Sjuëll, pjesëtar i Partisë Laburiste, shfaqet duke thithur pudër të bardhë përmes një kartmonedhe 5-paundshe, si dhe dëgjohet të bëjë komente raciste mbi femrat aziatike dhe të ankohet për paratë e pakta që përfitonte si dieta për pushime. Ironikisht ai ishte edhe kryetar i komisionit parlamentar për mbikqyrjen e privilegjeve dhe sjelljes së mirë të depuetetëve.
Në videon 45-minutëshe të publikuar nga “The Sun”, Sjuwll është xhiruar ndërsa organizon festa me drita të kuqe në apartamentin e tij në Londër, me prostituta që i paguan 200 stërlina në ditë, ndërsa për një çast përmbys edhe fotografinë e bashkëshortes mbi tavolinë.
Mendohet që video e 69-vjeçarit, dikur aleat i ngushtë i ish-kryeministrit Toni Bler dhe mbrojtës i madh i të drejtave të skocezëve, është regjistruar javën e kaluar, pak ditë pasi kishte shpalosur në parlamentin britanik një plan për të dënuar deputetët që nuk silleshin sipas standardeve, me pretendimin se veprimet e tyre cënonin reputacionin e të gjithëve.
Sigal