Jens Stoltenberg: NATO-ja do ta luftoj ekstremizmin dhe terrorizmin

445
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se aleanca politike dhe ushtarake me 28 shtete anëtare, do të punoj edhe më për së afërti me vendet e tjera për “ta luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin”.
Duke mos shpallur ndonjë aksion të ri konkret, ai tha sot se “ne duhet të jemi vigjilent, të përkushtuar dhe të bashkuar”. Këto komente zoti Stoltenberg i bëri në konferencën vjetore të Agjencisë së Mbrojtjes Evropiane në Bruksel, raporton agjencia AP. Më herët gjatë ditës, të punësuarit në selinë e NATO-s në Bruksel i kanë nderuar viktimat e sulmeve terroriste në Paris duke e mbajtur një minutë heshtje.
Sigal