Jennifer Lopez: Presioni që më kanë bërë në fillim të karrierës…

612
Jennifer duket të jetë përballur me standardet e vështira të bukurisë në kohën kur ka nisur karrierën e saj.
“Më thoshin pa pushim të dobësohesha, unë isha balerinë, atlete, por madje dhe menaxheri im në atë kohë, që tashmë nuk punon më me mua, më thoshte që duhet të humbisja peshë, që duhet të isha më e dobët.”, ka thënë Lopez. Jennifer Lopez nuk i ka dëgjuar këto këshilla dhe mesa duket ka vepruar mirë sipas saj. “Unë u thosha Jo. Nëse humbas më shumë peshë, nuk do jem më unë.’ Më kuptoni çfarë dua të them?” Gjithashtu J.Lo ashtu si thirret nga fansat e ka treguar historinë e saj sepse një fanse i tha që tani nuk vinte më pulovra rreth belit falë vetëbesimit që kishte këngëtarja. “Ishte një luftë. Ishte pa diskutim e tillë, ndaj më vjen mirë që ka ndihmuar dikë në një farë mënyre sepse në fund unë po përpiqesha të isha vetvetja pa tentuar asnjëherë të hyja në kallëpin e dikujt tjetër”, thotë Jennifer.
Sigal