Jemen, sulm ajror në një lokal me dasmorë, vriten 131 persona

434
131 persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi ajror në një lokal ku po zhvillohej një dasmë në Jemen. Lajmi bëhet me dije nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sipas të cilës një raketë ka goditur dy tenda në një fshat pranë portit Moka, ku një person i lidhur me rebelët Huthi ishte duke festuar martesën e tij. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili ka bombarduar objektet e zëna nga rebelët për gjashtë muaj, ka mohuar përgjegjësinë për sulmin.
Kombet e Bashkuara kanë dënuar shpërfilljen e jetëve të njerëzve nga të gjitha palët. Rreth 5 000 njerëz, përfshirë 2 355 civilë, janë vrarë nga sulmet ajrore dhe luftimet në terren qysh më 26 mars, kur rebelët Huthi kanë detyruar presidentin e Jemenit të largohet nga vendi.
Sigal