Jemen/ Lind fëmija me dy koka, në luftë për mbijetesë

801
Sigal

Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Jemen, një çift ka lindur fëmijë binjakë por me një trup të vetëm dhe dy koka. Prindërit e binjakëve të bashkuar kanë frikë se vetëm një do të mbijetojë ndërsa mjekët thonë se kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar.

 

Binjakët, Abdul-Khaliq dhe Abdul-Rahim, kanë lindur në janar të bashkuar nga qafa e poshtë, një rast i njohur si “pagafalusi parapagus”.

Fenomeni i rrallë nuk lë shumë shpresë për mbijetesën e foshnjave. Ata kanë kaluar ditët e tyre të para të jetës në një inkubator në kujdesin intensiv në spitalin ‘Al-Thawra’, në Sana’a.

Mjekët parashikojnë se shëndeti i tyre do të dobësohet nëse ata nuk do të marrin sa më parë trajtimin e duhur. Prindërit e të sapolindurve jetojnë në një komunitet rural në periferi të kryeqytetit të Jemenit.

Babai, Akram Ali Ahmed, 20 vjeç, tha se nuk dëshiron që ata të ndahen, pasi nuk do që njëri prej tyre të mos vdesë për hir të tjetrit.

Ai tha: “Unë dua që asgjë të mos ndodhë me fëmijët e mi. Unë nuk dua që ata të ndahen dhe as njëri prej tyre të vdesë për hir të tjetrit. Unë dua që të jetojnë të dy në një trup. Unë nuk kundërshtoj atë që Perëndia më ka dhënë. ‘

Faisal al-Babli, kreu i departamentit të fëmijëve në spital, tha se: “binjakët kanë një shëndet mjaft të qëndrueshëm deri më tani. Megjithatë, kjo parashikohet të ndryshojë, ndërsa spitali pret për financim dhe ndihmë për të lëvizur fëmijët jashtë Jemenit.

Aftësitë mjekësore këtu nuk janë në nivele të duhura për një ndërhyrje të tillë. Kjo nuk mund të arrihet.”

Dr al-Balbi tha: “Është një rast unik në Jemen, dy fëmijë me një trup me dy koka, dy zemra, dy mushkëri, dy stomaku dhe dy shtylla kurrizore. Ata ndajnë vetëm legenin dhe gjymtyrët, dy duart dhe dy këmbët. ‘

Raste të binjakëve të lidhur llogaritet të jenë një në 50,000 deri në 100,000 lindje, sipas Journal of American Genetics Medical.

“Ne jemi aktualisht në kërkim të financimit dhe ndihmës në mënyrë që të mund të sigurojmë kujdesin shëndetësor të duhur dhe t’i largojmë ato nga Jemeni. Ne shpresojmë që organizatat ndërkombëtare të interesohen për shëndetin e fëmijëve të porsalindur dhe të ndihmojnë në shpëtimin e binjakëve”.

Jemeni aktualisht është kapluar nga një luftë civile midis kryengritësve të Houthit, të cilët kontrollojnë kryeqytetin dhe qeverisë e cila është e mbështetur ndërkombëtarisht. Luftimet kanë sjellë një krizë historike humanitare në rajon, pasi furnizimet mjekësore dhe ushqimore janë të pakta.

Në disa raste binjakët e lidhur mund të ndahen, por suksesi varet nga se cilat organe janë të përbashkëta dhe aftësia e kirurgëve. Binjaket amerikane Abby dhe Brittany Hensel, janë një rast i qartë që edhe “pagafalusi parapagus”, mund të gëzojnë shëndet të plotë edhe pa u ndarë trupat nga njëri tjetri. Ato kanë lindur në Minesota në vitin 1990 dhe tërhoqën vëmendjen e mediave ndërkombëtare.