Jeanluc MÉLENCHON*/ Gjermania po plaçkit Greqinë!

435
Gjermania po plaçkit Greqinë. Dua te flas për privatizimin e 14 aeroporteve rajonale greke. Privatizimi i tyre ishte nisur nga qeveria e mëparshme greke, e djathte, dhe me pas vene pezull nga qeveria Tsipras. Procesi i privatizimit u rinis pas akordit qe iu imponua Greqisë. Këto 14 aeroporte prekin pikat kryesore te turizmit grek: Mykonos, Santorimi, Korfuz, Rhodes etj. Disa prej tyre janë dhe pika kyçe per lidhjen e Greqisë me ishujt e saj. Këto aeroporte do t’i shiten një grupi gjerman! Ja ku paraqitet qarte egërsia e qeverise Merkel kundër qeverise greke. Sidomos po te mendojmë qe këto aeroporte po shiten për një cope buke: vetëm 1.23 miliardë euro për të 14-­të, d.m.th. pak a shumë 88 milionë euro copa!!
Ky privatizim përmban diçka akoma më skandaloze. Në fakt, grupi gjerman që po realizon privatizimin nuk është nje grup çfarëdo. Është një grup me aksionarët mazhoritarë publikë! Në fakt, grupi Fraport i përket në mazhorancë Landit të Hesse dhe qytetit të Frankfurtit. E thënë ndryshe, prona publike greke kthehet në pronë publike gjermane! Atëherë me të drejtë mund të flasim për aneksim ekonomik ashtu si dhe kam folur në librin tim “ Harenga e Bismarkut”. Kjo është në fakt metoda e shokut, të cilën e kam përshkruar në faqen 106. Kjo metodë u inaugurua me Gjermaninë Lindore dhe më vonë u shtri në tërë Evropën.
E njëjta gjë po ndodh me të tjera firma private. Merkel dhe Schauble insistuan shumë që qeveria greke të shiste 50% e mbetur të aksioneve të saja në grupin grek OTE (telekom). Perse? Sepse aksioneri i parë privat është Deutche Telekom, operatori historik gjerman, ekuivalenti i Orange në Francë. Shkurt, Gjermania po plaçkit Greqinë!
Ish-­ministri i financave greke, Varoufakis, thotë te njëjtën gjë mbi metodat e përdorura kundra Greqisë nga Evropa gjermane në çështje te privatizimeve. Ai merr krahasimin me Treuhand te cilën e kam paraqitur ne librin tim. Çfarë është Treuhand? Është struktura qe mori përsipër ndjekjen dhe menaxhimin e 8000 korporatave dhe 40000 bizneseve te vogla, d.m.th. rreth 80% te ekonomisë se Gjermanisë Lindore ne momentin e bashkimit te dy Gjermanive. Dhe këto korporata iu ofruan kapitalisteve te Gjermanisë Perëndimore (Federale) me çmim qesharak. Varoufakis konsideron qe Evropa kushtëzon “një privatizim ndëshkues”. Ai thotë qe “drejtuesit e zonës Euro kërkuan qe disa prona publike greke te transferohen ne një fond te tipit Treuhand, një dispozitif shitje me ulje, i ngjashëm me atë te përdorur pas rënies se murit te Berlinit, për te privatizuar shpejt dhe me humbje te madhe financiare dhe me efekte te tmerrshme mbi punësimin, te tera korporatat publike te shtetit te kalbur gjermano­lindor…. Por atëherë aksioni origjinal Treuhand bashkëngjitej disa investimeve te rëndësishme ne infrastrukture dhe kishte përfitime ne shkalle te gjere për popullsinë gjermano­lindore, ndërkohe qe qytetaret greke nuk do te marrin asgjë te ngjashme”. Schauble kërkonte qe fondi i privatizimeve te bazohej ne Luksemburg dhe qe aktivet e privatizuara te shiteshin ne tre vite! Sigurisht, Tsipras arriti te shpërndante shitjen ne 30 vite dhe qe fondi te bazohet ne Greqi. Por kjo s’ndryshon themelin e çështjes: shitja do te realizohet nen tutelën e vete Trojkes. Siç e thotë dhe Varoufakis “ fatkeqësisht, Treuhand­i grek është një shpifësire, qe do te peshoje si një njolle mbi ndërgjegjen e Evropës. Akoma me keq, është një shans i humbur. Plani është politikisht i helmuar, sepse fondi, megjithëse i bazuar ne Greqi, do te menaxhohet nga Trojka. Është gjithashtu i dëmshëm ne planin financiar, sepse profitet do te përdoren për te paguar një borxh te pakthyeshëm, ashtu si dhe vete FMN me ne fund e cilësoi”. Per Varoufakis, “ behet fjale gjithashtu për një dështim ekonomik, sepse humbet një rast i mrekullueshëm për te financuar disa investime qe do te kishin ndihmuar përballje me impaktin negativ te konsolidimit buxhetor ndëshkues qe u imponua nga samiti i 12 korrikut”.
Sigal