Jean-Claude Juncke: Marrëveshjet e emigrantëve nuk janë implementuar

519
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Junkcer si dhe ai i Parlamentit Europian, Martin Schulz, kanë bërë deklaratat e parë nga samiti i liderve të BE-së që po mbahet në Bruksel. Gjatë fjalës Juncker trajtoi dy nga problematikat kryesore që do të diskutohen, të cilat janë kriza e emigrantëve si dhe mundësia e daljes së Britanisë nga blloku me 28 antarë. Junkcer theksoi se marrëveshjet e firmosura në kuadër të menaxhimit të krizës së refugjatëve nuk janë implementuar. Sa i përket Britanisë, ai tha se ndihej optimist mbi mundësinë e gjetjes së një linje të përbashkët.

“Jam i sigurt se mund të arrijmë një marrëveshje me Britaninë. Duhet të zgjidhim disa cështje dhe mendoj se roli i tyre në bisedime do të jetë deciziv. Megjithatë, ende nuk e dimë se si do të përfundojë, ndaj çdo gjë do të shihet në përfundim. Sa i përket krizës së emigrantëve, implementimi i marrëveshjeve që kemi firmosur ka lënë për të dëshiruar. Për të menaxhuar këtë situatë problematike kemi nevojë edhe për bashkëpunimin e vendeve ballkanike.” Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, i cili ndër të tjera shprehu edhe ngushëllime për personat të cilët humbën jetën në shpërthimin e Ankarasë. Sa i përket bisedmeve, ai tha se përfaqësuesit e BE-së kërkojnë që Britania e Madhe të mbetet pjesë e strukturës së Bashkimit Europian, por nënvizoi se kjo gjë do të qartësohet në përfundim të samitit.
Sigal