Sigal

Videoja zbulon momentin dramatik të ankorimit të një anije në afërsi të një ure, gjatë tajfunit më të fuqishëm që Japonia  ka parë në këto 25 vite.

Valë gjigande mbuluan  urën, e  cila duket drejt shembjes në zonën e Osakës. Fatmirësisht asnjë nga 11 anëtarët e ekuipazhit  nuk mbeti i lënduar gjatë incidentit, sipas mediave lokale.

I gjithë vendi tashmë është në alarm për rritjen e nivelit të ujit, e cila përbën një kërcënim serioz për vendin. Autoritetet tashmë kanë marrë masa për të evakuar banorët që ndodhen në afërsi të qyteteve Osaka Kyoto ndërsa  ende nuk ka rrezik që stuhia të godasë Tokyon.

Ndërkohë mediat vendase shkruajnë se kjo është stuhia më e fuqishme që ka goditur vendin, që prej vitit 1993.