Japoni/ Tërmet në Fukushima, alarm për cunam

453
Një tërmet me magnitudë 5.5. ballë e shkallës Rihter ka goditur sot prefekturën e Fukushimës në Japoni, ndërsa lëkundjet janë ndier në 10 prefekturat përreth. Tërmeti ka rënë në zonën bregdetare të verilindjes së Japonisë dhe ka prekur kryesisht prefekturat e Fukushimës dhe Miyagit. Autoritetet nuk kanë dhënë paralajmërime për cunami. Epiqendra e tërmetit është në afërsi të bregdetit të Fukushimës, në 30 km thellësi. E njëjta zonë u godit në vitin 2011 nga një tërmet shkatërrues me fuqi 9 ballë. Lëkundjet e tokës u pasuan nga një cunami, i cili la të vdekur 230 mijë njerëz. Tërmeti dhe cunami dëmtuan edhe reaktorin bërthamor të Fukushimës.
Sigal