Japoni, shpërbëhet mafia më e fuqishme në botë

510
Mafia më e famshme japoneze dhe ndër më të famshmet në botë, Yakuzas, është ndarë. Mësohet se grupimi Yamaguçi-gumi ka vendosur të shkëputet nga familja e Yakuzas. Ky grupim përbënte 44% të mafias me 23 anëtarë. Ndërkohë, klani do të vendoset në qytetin Hyogos dhe do të quhet Kobe Yamaguçi-gumi. Shkak i kësaj ndarjeje të dhimbshme ka qenë sjellja e liderit suprem Shinobu Tsukasa, i cili kishte vendosur në krye të organizatës të gjithë njerëzit e tij të besuar. Largimi i këtij grupi ishte një goditje e rëndë për fuqinë e Yakuzas, pasi ky klan xhironte 80 miliardë dollarë në vit. Nga ana e saj, policia është shprehur e kënaqur për ndarjen e grupit, pasi sipas tyre, “ndarja dobëson edhe më grupin” .
Sigal