Sigal

JAPONI-Ata janë të martuar prej më shumë se 80-vjetësh dhe mosha e tyre së bashku është më shumë se 2 shekuj.
Masao Matsumoto, 108 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Miyako Matsumoto, 100, kanë hyrë në rekordin botëror Guinness, si çifti i martuar më i vjetër në botë.

Të dy banojnë në Japoni dhe janë martuar që nga 20 tetori i vitit 1937. Cifti ka pesë fëmijë, të gjitha vajza dhe 13 nipër e mbesa.

Rekordi i tyre është konfirmuar nga Rekordet Botërore të Guinness.
Masao dhe Miyako kanë arritur që të kenë një martesë të suksesshme prej 80 vitesh.

Sipas Miyako sekreti i martesës së tyre jetëgjatë ka qenë durimi I saj: “Jam shumë e kënaqur. Është falë durimit tim, vërtetë,”.
“Ata kanë hyrë në kapitullin e fundit të jetës së tyre. Ishte një nder për ta që ta merrnin këtë çmim. Do të doja që ata të vazhdonin një jetë në paqe,”-tha vajza e tyre Hiromi.