Është shuar në moshën 113 vjeçare Masazu Nonaka, njeriu më i vjetër në botë, një rekord që i ishte njohur vitin e kaluar nga Cmimet Guinness.

Nonaka vinte nga një rajon në veri të arkipelagut. Hokkaido kishte lindur në qytetin e Ashoro, ku së bashku me familjen e tij administronte një stabiliment termal. Data e tij e lindjes 25 korrik 1905, përkonte me zbulimin e teorisë së relativitetit nga ana e Albert Einstein.

Sipas familjarëve të tij, pavarësisht se ishte në karrige me rrota, Nonaka i bënte shumicën e gjerave vetë, pëlqente ëmbëlsirat gjithmonë pas vakteve, lexonte çdo ditë gazetat dhe ishte i interesuar për takimet e sumos në televizion. Bashkëshortja e tij, me të cilën kishte 2 djem dhe 3 vajzave, kishte vdekur në 1992. “Jemi të shokuar për humbjen e një figure kaq të rëndësishme. Dje ishte në humor të mirë si zakonisht dhe iku papritur, si të mos donte të shqetësonte familjarët e tij’, ka thënë nipi Yuko për shtypin.

Japonia është një nga vendet me jetëgjatësinë më të lartë në botë. Rekordi i njeriut më të vjetër të planetit gjithmonë është mbajtur nga një japonez.

I fundit vdiq në moshën 116 vjeç e 54 ditë në qershor të 2013.
Gjithmonë sipas Rekordeve Guinness, njeriu më i vjetër që ka jetuar në botë është një grua franceze, Jeanne Calment, që vdiq në 1997 në moshën 122 vjeç e 164 ditë.