Jankullovska: Brenda një ore shfarosim gjithë shqiptarët

450
Sigal

“Do ti shtypim shqiptarët brenda një ore”. Kjo ka qrnë deklarata e bërë nga ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila ka kërcënuar se do të bëjë luftë me shqiptarët. Me këtë Jankullovska përmes bisedës telefonike me shefin e kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protuger tregon planet e saj të errëta ndaj shqiptarëve.

Në bisedën dëgjohet ku Protuger e pyet: “Nëse do të kemi luftë”?, Jankullovska i përgjigjet: “Nëse ne tregohemi të fuqishëm për një orë do ti zhdukim, mirëpo puna është që të mos tregojmë tani muskuj”.

Biseda e Jankullovskës me Protugerin u publikua në konferenën e sotme të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, kur ky i fundit shpalosi ‘bombën’ e 32-të me radhë. Po të bëhet një analizë për forcën pikërisht Jankullovska duhet të mbajë përgjegjësi komanduese dhe të burgoset pasi ajo i viktimizoi 8 policët e Maqedonisë që u vranë në Kumanovë.