Jahjaga: Zbatimi i marrëveshjeve të jetë kusht për Serbinë

557
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Maltës, George Vella, ka folur për rëndësinë që ka zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ajo ka kërkuar që zbatimi i këtyre marrëveshjeve të jetë parakusht për procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Sipas Jahjagës, Kosova është promovuese e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Ajo po ashtu ka konfirmuar qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet fqinje.
Presidentja Jahjaga, me ministrin Vella, ka biseduar edhe për zhvillimet më të fundit në Kosovë, si dhe për proceset që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.
Ministri Vella është takuar në Prishtinë edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës.
Ai po qëndron në Prishtinë në kuadër të organizimit të konferencës së tretë ndërkombëtare “Gërmia Hill”, ku pritet të diskutohen çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore.
Vizitës së tij në Prishtinë i është kushtuar një rëndësi e veçantë për faktin se Malta do të marrë kryesimin e BE-së vitin e ardhshëm.
/ REL/
Sigal