Jahjaga: Vonesat në rastet e korrupsionit po zbehin besimin e qytetarëve në Kosovës

429
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, theksoi sot se ekziston vullneti politik për luftimin e korrupsionit dhe tani është koha për rezultatet e këtij vullneti. Gjatë mbajtjes së takimit të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, Jahjaga tha se vonesat në rastet e korrupsionit po zbehin besimin e qytetarëve në institucionet Kosovës. Jahjaga tha se nuk ka patriotizëm me të madh për shtetin dhe të ardhmen e tij se sa deklarimi dhe vërtetimi i korrupsionit.
“Në planin afat shkurtër dhe afat mesëm është e domosdoshme të luftohet korrupsioni në shëndetësi dhe arsim, dy shtyllat kryesore të përmirësimit të standardit të jetës së qytetarit në Kosovë”, tha Jahjaga. Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u shpreh se si shoqëri nuk kanë krijuar kritere morale as ligjore për ta luftuar korrupsionin. Ai tha se nuk luftohet korrupsioni duke kërkuar peshq të mëdhenj, pasi sipas tij peshk i madh është secili që bënë korrupsion. Mustafa, shtoi se duhet ta luftojmë korrupsionin edhe në institucione edhe në agjenci të pavarura që ta zhdukim këtë dukuri.
Sigal