Jahjaga takon Veselin, shpreh shqetësimin për ngjarjet e djeshme në Kuvend

486
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga takuar sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli për të biseduar rreth gjendjes së krijuar në vend pas ngjarjeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës ku u hodh gaz lotsjellës nga ana e opozitës. Në një njoftim të presidencës, thuhet se presidentja Jahjaga takoi kryeparlamentarin Veselin, për të diskutuar zhvillimet e fundit në këtë institucion. Me këtë rast, presidentja Jahjaga shprehu shqetësimin e saj për veprimet e dhunshme në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës dhe pengimin e procesit demokratik.
“Presidentja Jahjaga inkurajoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që mospajtimet konceptuale dhe politike t’i diskutojnë me forcën e argumentit dhe në frymën e kulturës parlamentare të cilën synojmë ta ndërtojmë”, thuhet në njoftimin e presidencës. Kreu i Kuvendit, para takimit me Jahjagën, ka pritur në një takim ambasadorët e vendeve të Quint-it, me të cilët ka biseduar rreth situatës aktuale politike pas zhvillimeve në seancës e djeshme plenare.
Sigal