Jahjaga takon kryeministrin dhe liderët e partive politike, Mustafa: Nuk ka krizë

441
Ka përfunduar takimi i presidentes Atifete Jahjaga me kryeministrin Isa Mustafa, zv/kryeministrin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së. Kryeminsitri Isa Mustafa, në një prononcim për media pas takimit, ka thënë se nuk ka krizë institucionale, megjithëse ka thënë se e mbështet nismën e Presidencës për dialog ndërpartiak. Mustafa i është drejtuar opozitës, duke thënë se ajo le të kërkojë rrugë institucionale. “S’ka krizë politike, ka vetëm tentim për të penguar punën e institucioneve me masa të dhunshme”,- ka thënë Mustafa. Ndërkaq numri dy i Qeverisë, njëherësh kryetar i partisë më të madhe në vend, Hashim Thaçi, ka thënë se “të gjithë ata që kanë vërejtje mund t’i diskutojnë ato në Kuvendin e Kosovës”.

S’ka më Kuvend në Kosovë, Jahjaga nis takimet për gjetjen e dialogut Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka nisur konsultimet me liderët e partive politike dhe të institucioneve përkatëse të vendit, në përpjekje për të gjetur një rrugë të daljes nga kriza, që ka bllokuar institucionet vendit. Ajo i ka quajtur të papranueshme veprimet e fundit të partive opozitare në Kuvend, duke kërkuar që zgjidhja e krizës të bëhet me dialog. Në orën 15:00 Presidentja e Kosovës ka pritur në një takim të përbashkët Kryeministrin Isa Mustafa, Zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. Në cilësinë e bartësve të institucioneve qendrore, Mustafa, Thaçi e Veseli kanë shkuar te presidentja për të diskutuar për gjetjen e një mundësie për dialog me opozitën. Po ashtu në këtë mbledhje të pranishëm janë edhe dy shefat e grupeve parlamentare tyë këtyre partive, Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri. Ndërkohë nesër presidentja Jahjaga do të presë tri partitë opozitare të cilat do të shkojnë në takim te ajo siç thanë ata si një “Opozitë e Bashkuar”.

Jahjaga fton në takim liderët politikë: Të gjejmë zgjidhje për krizën politike në vend Pas takimit me kryeparlamentarin e vendit, Kadri Vesli, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga doli me thirrjen për të gjitha partitë politike që të zgjedhin dialogun për të dalë nga situata në të cilën është mbërthyer Kuvendi, rrjedhimisht edhe institucionet qeverisëse të vendit. Ajo tha po ashtu se dhuna është e papranueshme. “Mandati im është të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve dhe ftoj spektrin politik për dialog për t’i tejkaluar problemet”, tha presidentja. Ftesat u janë dërguar fillimisht për takime të ndara të gjithë liderëve, pastaj të ulemi në një tryezë të përbashkët për t’u marrë vesh për zgjidhjet, për një pajtim bazik për rrugën tonë përpara. Ajo ka ripërsëritur thirrjen drejtuar subjekteve politike që t’i përgjigjen ftesës dhe të gjejmë gjuhë të përbashkët për dalje nga kjo gjendje. Dëshira e qytetarëve për të jetuar në paqe nuk është premtim që zbehet përballë sfidave. Dallimet tona i kalojmë në tryezë duke biseduar, ka thënë ajo. Shpresoj që kjo përpjekje e jona t’i japë fund kësaj krize , ka thënë presidentja Jahjaga.
Sigal