Jahjaga përkrahë Grupin e Grave Deputete

451
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot përfaqësueset e Bordit të Grupit të Grave Deputete, të kryesuar nga Blerta Deliu Kodra, Time Kadrijaj e Valbona Bytyqi, anëtare.
Presidentja Jahjaga uroi bordin e ri duke theksuar rëndësinë e punës së tij dhe shprehu përkushtimin e saj për përkrahjen e grupit të grave, në të gjitha aktivitetet rreth fuqizimit të gruas dhe arritjes së barazisë gjinore.
Kryetarja e Bordit të Grupit të Grave Deputete, zonja Deliu Kodra tha se grupi i grave deputete do ta vazhdojë punën me intensitet të shtuar në përfaqësimin e gruas dhe fuqizimin e saj edhe në politikë si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Ajo e falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen dhe shtoi se gratë në institucione duhet të punojnë së bashku me qëllim të arritjes së barazisë në shoqëri.
Sigal