Jahjaga në SHBA, takim me shefin e CIA-s

483
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po zhvillon një vizitë në SHBA, ku është pritur në një takim nga drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, John O. Brennan. Sipas një komunikate për shtyp të Presidencës kosovare, takimi është zhvilluar në selinë e CIA-s, në Lengli të Virxhinias. Gjatë takimit, Jahjaga dhe Brennan kanë diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, kontributin e Kosovës në koalicionin global kundër terrorizmit dhe përkushtimin e institucioneve të vendit për të thelluar partneritetin me SHBA.
Sigal