Jahjaga: Kosova në UNESCO, rinia lulëzon

65
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga përmes një postimi në rrjetin social Facebook deklaron se duhet të jenë të bashkuar në mënyrë që Kosova të jetë pjesë e UNESCO-s. Në statusin e shkruar në gjuhën angleze presidentja nënvizon se rinia e Kosovës duhet të lulëzojë dhe t’i ushqejë vlerat e përbashkëta. “Të bashkuar për të çuar Kosovën në UNESCO, sepse dëshirojmë që rinia e Kosovës të lulëzojë , të ushqejë vlerat e përbashkëta dhe të mbrojë diversitetin”, shkruan Jahjaga.