Jahjaga ka pak gjasa për mandat të ri të Presidentes

85
Përkundër mbështetjes që gëzon nga faktori ndërkombëtar, gjasat që presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, të rizgjidhet presidente e vendit në një mandat të ri, janë të vogla. Kjo për faktin se ekziston një marrëveshje për këtë post ndërmjet partive në pushtet. Për analistët politikë, është thuajse pamundur që Jahjaga të drejtoj shtetin në pesë vitet në vazhdim.
Politologu, Donik Sallova thotë se Jahjaga ka qenë një lloj përfaqësie ndërkombëtare dhe se të gjitha veprimet e saj janë bërë në koordinim më ndërkombëtarët. “Jahjaga mund të zgjidhet presidente edhe një mandat presidente, vetëm në qoftë se dështon zgjedhja e Thaçit në këtë post”, tha ai. Edhe Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, e sheh të vështirë rizgjedhjen e Jahjagës presidente. Ai thotë se Jahjaga do ta ketë të vështirë të sigrojë 30 nënshkrime të deputetëve për kandidim.