Jahjaga i përgjigjet Haradinaj: Kandidati sipas Kushtetutës

435
Sigal

Zyra e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga u është përgjigjur disa paralajmërimeve të kandidatit të bllokut LDK, AAK dhe Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj në lidhje me çështjen e nominimit të mandatarit për formimin e qeverisë së ardhshme. “Duke kërkuar nga të gjitha palët vetëpërmbajtje nga presionet politike, Presidentja e Kosovës thekson se kandidati për kryeministër do të nominohet, në respektim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 (14) dhe nenit 95, si dhe në pajtim me procedurat dhe afatet e parapara me Kushtetutë”, thuhet në reagimin e Zyrës Jahjagës. Zyra e Presidentes “rithekson faktin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha institucionet e vendit dhe se do t’i zbatojë me përpikëri ato”. Sqarimet nga Presidenca pasuan deklaratën e Haradinajt ku thuhej se presidentja po rrezikon ta shkel kushtetutën. “Ka mundësi që ne ta pyesim Gjykatën Kushtetuese a ka vepruar drejtë Presidentja që nuk e ka ushtruar të drejtën e vetë për ta nominuar mandatarin, pasi që ka ndodhë seanca. Presidentja po rrezikon që ajo vetë të shkelë kushtetutën”, kishte deklaruar haradinaj.  Ai e kishte paralajmëruar Jahjagën se veprimi i bllokut LDK, AAK dhe Nisma mbetet çështje e hapur, në rast se ajo nuk e shfrytëzon kohën për nominimin e mandatarit.  f