Jahjaga dhe Nikoliç edhe pse në një tavolinë në Kroaci, nuk komunikojnë

463
Pas fotografisë së përbashkët me mysafirët e Samitit Brdo-Brijuni, presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka shtruar dreke me moton “Kroacia në tryezë, Sllovenia në gotë”.
Sipas mediave kroate, ata janë shërbyer me specialitete kroate dhe me verë sllovene, transmeton Indeksonline.
Me këtë, organizatorët kanë dashur të përçojnë mesazhin se si dy vende fqinje, Kroacia dhe Sllovenia me organizimin e këtij Samiti kanë marrëdhënie të mira dhe miqësore.
“Në tavolinën e njëjtë janë ulur edhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, por nuk e kanë shkëmbyer asnjë fjalë mes tyre”, raporton Jutarnji list.
Sigal