Jahjaga dekreton ligjin për Trepçën: Kohë qeverisë që të ruajë këtë aset!

487
Sigal

PRISHTINE – Ligji i shumëdiskutuar për Trepçën ka marrë formën fianle duke u dekretuar sot nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Këtë e bëri të ditur vetë presidentja nëpërmjet në postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Sipas saj, miratimi i një ligji të tillë i jep kohë dhe hapësirë qeverisë së Kosovës në parandalimin e falimentimit të Trepçës duke krijuar zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Shpresoj që ky ligj t’i mundësojë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për të gjetur një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme për këtë aset vital të Republikës së Kosovës, që do të rrisë prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj”, shkruan Jahjaga.

Ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për riorganizmin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre është miratuar rreth dhjetë ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.