Jahjaga: Alternativa e vetme e Kosovës, integrimi euroatlantik

74
Integrimi euroatlantik është alternativa e vetme e Kosovës, tha sot Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga. Ajo foli në hapje të konferencës së tretë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës, me temë qendrore “Pozita e Republikës së Kosovës në raport me sfidat rajonale dhe globale”, e cila u zhvillua në Prishtinë, me pjesëmarrjen edhe të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, dhe zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi. “Përderisa orientimi ynë euroatlantik mbetet alternativa e vetme, ne duhet të vazhdojmë të krijojmë partneritete të reja dhe t’i fuqizojmë ato ekzistuese. Njëkohësisht, duhen ende shumë përpjekje për të përmirësuar imazhin tonë të jashtëm dhe për ta mbajtur Kosovën relevante në sytë e botës”, theksoi Jahjaga.
Pas shpalljes së pavarësisë, vijoi ajo, Kosovës i duhej të dëshmohej si shtet, në forcimin e legjitimitetit të saj të jashtëm, duke ndërtuar ura bashkëpunimi, forcimin e marrëdhënieve me miqtë tanë dhe fuqizimin e vlerave tona të përbashkëta. 25.06.2015 Konferenca e trete e ambasadoreve_7“Qëllimi ynë në politikën e jashtme mbetet të krijojmë një orientim të qartë që fokusohet në partneritet me vendet e ndryshme të rajonit dhe të botës, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe si prioritet thelbësor integrimin në BE dhe NATO”, tha Presidentja e Kosovës.
Ajo theksoi se, politika e jashtme e Kosovës është bazuar në disa parime: promovimi i integrimit evropian, partneriteti dhe miqësia transatlantike, bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi ekonomik. “Dhe janë pikërisht këto parime që duhet të vazhdojnë ta udhëheqin punën tonë si brenda vendit ashtu edhe jashtë kufijve tanë”, ishte mesazhi i Presidentes Jahjaga për ambasadorët e Republikës së Kosovës. Konferenca e tretë e ambasadorëve kosovarë po zhvillohet në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.