Ja si kalojnë kamionët me naftë nga Siria në Turqi, Rusia publikon videon

93
Rusia pretendon se ka prova që vërtetojnë kontrabandën e naftës mes Turqisë dhe Shtetit Islamik. Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamje të autoboteve me naftë, që udhëtojnë nga territoret e pushtuara nga ISIS në Siri, me destinacion Turqinë.
Në një deklaratë për shtyp, shefi i shtabit të Përgjithshëm rus, Sergej Rudskoy tha se kamionët e naftës vazhdojnë të kalojnë lehtësisht kufirin siriano-turk.
“Fotot dhe pamjet që ne kemi publikuar konfirmojnë ato që kemi thënë për rrugët e kontrabandës së naftës të prodhuar në mënyrë të paligjshme nga ISIS.” – tha Rudskoy.