Ja shteti i vetëm që nuk ka shqiptarë

525
Pavarësisht regjistrimeve zyrtare të popullsisë që bëhen në Shqipëri dhe Kosovë, asnjëherë nuk dihet sa shqiptarë ka në botë për shkak të shpërnguljeve të vazhdueshme ndër vite. Megjithatë mund të thuhet se nuk ka vend në botë ku nuk jeton së paku një shqiptar. Përveç Kosovës dhe Shqipërisë që janë identifikuar, në Turqi ka shumë, janë rreth 100 mijë shqiptarët e identifikuar. Nuk i di numrat e saktë por në bazë të disa të dhënave, më pas vjen Zvicra, Gjermania, SHBA-të, Italia, Greqia. Shteti i vetëm që nuk ka asnjë shqiptar të identifikuar është Mianmari në Azi. Ideatori i këtij projektit ka planifikuar që për festën e nëntorit të mbledhë në një vend edhe atmosferën festive që bëjnë shqiptarët kudo ku jetojnë. “Më 28 nëntor pritet të lançohet një ‘news feed’ në faqe ku njerëzit do të kenë mundësi të hynë dhe të postojnë fotografi për mënyrën se si janë duke e festuar 28 Nëntorin”, tregon ai. Mënyra e regjistrimit në projektin njekomb.com është shumë e thjeshtë dhe bëhet qoftë përmes e-mailit apo edhe përmes llogarisë së Facebook-ut.
Sigal