Ja sa minuta kohë ka SHBA për të reaguar nëse Peniani nis sulmin bërthamor

579
Nëse Koreja sulmon SHBA-në, Uashingtoni do kishte vetëm 6 minuta kohë për të reaguar. Sipas një raporti të fundit të publikuar nga “Rand-Institut” grupit amerikan jo qeveritar që analizon forcën ushtarake të vendit, SHBA po teston përdorimin e disa raketave, që janë 25 herë më të shpejta se një aeroplan. Rusia, Kina dhe Amerika janë tre aktorët kryesorë që po zhvillojnë këto raketa-të cilat kanë aftësinë që të shkatërrojnë çdo lloj tjetër të raketave.
Raporti rekomandon që SHBA, Rusia dhe Kina duhet të refuzojnë të eksportojnë raketat e tyre supersnonike në vende të tjera. Këto raketa mund të udhëtojnë 5 mijë kilometra në orë më shpejt se raketat e zakonshme.
Raketat “supersonike” mund të nisin Luftën e Tretë Botërore nëse kombet e fuqishme shfaqin tendenca dhune, paralajmërojnë ekspertët. Aktualisht ato po zhvillohen nga SHBA, Rusia dhe Kina.
Sigal