Sigal

Kur pjesa më e madhe e globit po përballet me temperatura të ulëta, acar dhe stuhi dëbore, në Australi vazhdojnë të regjistrohen temperatura rekord të të nxehtit.

Në qytetet e rajonit të quajtur Outback South Australia janë shënuar temperaturat më të larta në tokë për ditën e martë, prej 50 gradë Celsius.

Tarcoola arriti temperaturën më të nxehtë në 58 vjet, 49 gradë Celsius.

Në Port Augusta termometri shënoi 50 gradë Celsius.

Parashikuesit e motit paralajmëruan se edhe në qytete të tjera të vendit pritet të shënohen rekorde temperaturash.

Meteorologët shprehen se i nxhehti në Australi do të vijojë gjatë gjithë kësaj jave, ndërsa në fundjavë do të ketë një rënie të temperaturave.