Ja pagat e eurodeputetëve, kryesojnë italianët

448
Ka diferenca të mëdha mes pagave të eurodeputetëve dhe shpenzimeve në mbarë BE-në, e disa vende, sipas “Euronews”-it, i paguajnë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Europian 10 herë më shumë se të tjerët. Pagën bazë më të lartë në bllok e kanë italianët, që fitojnë rreth 167 mijë euro në vit, ndërsa homologët e tyre bullgarë çojnë në shtëpi vetëm 16.318 euro në 12 muaj.
Ligjvënësit nga Mbretëria e Bashkuar, Italia, Austria, Gjermania dhe Holanda fitojnë që të gjithë më shumë se pjesa tjetër e eurodeputetëve, që marrin diku te 96 mijë euro në vit. Të dhënat, thotë “Euronews”, i cili ka kryer edhe verifikimet, dëshmojnë hendekun e thellë Lindje-Perëndim brenda vet BE-së. Dallimi në paga nuk shpjegohet vetëm me ndryshimet e kostos së jetës nëpër Europë. Një prej ankesave kryesore është se, parlamentarët fitojnë më tepër sesa shumica e njerëzve që përfaqësojnë, megjithëse mospërputhjet variojnë goxha.
Sigal