Ja në ç’kushte jetojnë azilantët shqiptarë në Gjermani

494
Azilantët shqiptarë në Gjermani ‘kanë dërguar habere’ nga ‘shtëpia’ e tyre e re, me qëllim që shqiptarët e tjerë që duan të shkojnë drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë, të mendohen dy herë, pasi i presin kushte edhe më të këqija. Fotografitë e dërguara në inboxin e faqes ‘Jeta Osh Qef’ tregojnë kushtet skandaloze në të cilat jetojnë shqiptarët në kampin e azilantëve në Gjermani. Ata kanë shtuar se e ndajnë ‘dhomën’ me shtetas sirianë, somalezë e etiopanë dhe e kanë mbyllur mesazhin me një përshëndetje ‘mirupafshim në Shqipëri’.
“Pershendetje Jeta Osh Qef, po ju nis diza foto nga nje kamp azilantesh ne Gjermani per ata qe duan te vijne ketej. Jemi ketu me siriane, somaleze, etiopane plot. Kalofshi mire dhe mirupafshim ne Shqiperi”.
Sigal