Ja në çfarë moshe e humbin virgjërinë njerëzit nëpër botë

604
Një hartë botërore e seksit ka zbuluar moshën mesatare në të cilën njerëzit nëpër botë e humbin virgjërinë.
Durex ka lëshuar të dhëna që tregojnë se sa vjeç është një person mesatar nga 44 vende të ndryshme të botës kur e humb virgjërinë.
Çuditërisht, banorët e Mbretërisë së Bashkuar janë në mesin e njerëzve të fundit që e humbin virgjërinë, transmeton Gazeta Express.
Mbretëria e Bashkuar u radhit e 19’ta në listën e 44 vendeve, me britanikët që humbin virgjërinë në moshën 18 vjeçare.
Vendi ku të rinjtë e humbin më së voni virgjërinë është Malajzia, ku njerëzit atje nuk bëjnë seks deri në moshën 23 vjeçare, thuhet sipas studimit.
Islandezët janë të parët që e humbin virgjërinë më së hershmi në botë. Një fëmijë mesatarisht në Islandë bën seks në moshën 15 vjeçare.
Në fakt, vendet skandinave janë në top pesëshe në studim, fajtor për të cilin mund të mbetet mërzitja si pasojë e mungesës së dritës gjatë ditës. Mosha mesatare në Danimarkë është 16.1, Suedi 16.2 dhe në Norvegji të rinjtë e humbin virgjërinë në moshën 16.5 vjeçare njëjtë si finlandezët, transmeton Gazeta Express.
Italianët dhe francezët, për çudi, mbesin prapa britanikëve, duke e humbur virgjërinë më vonë. Të rinjtë amerikanë duket se kërcejnë në shtrat menjëherë sapo të është e ligjshme, me një amerikan mesatar i cili bën seks për herë të parë në moshën 18 vjeçare.
Kjo është lista e plotë:
1. Malajzi: 23
2. Indi: 22.9
3. Singapor: 22.8
4. Kinë: 22.1
5. Tajlandë: 20.5
6. Hong Kong: 20.2
7. Vietnam: 19.7
8. Nigeri: 19.7
9. Japoni: 19.4
10. Spanjë: 19.2
11. Indonezi: 19.1
12. Poloni: 19
13. Itali: 18.9
14. Tajvan: 18.9
15. Rusi: 18.7
16. Meksikë: 18.7
17. Afrikë të Jugut: 18.7
18. Francë: 18.5
19. Mbretëri të Bashkuar: 18.3
20. Zvicër: 18.2
21. Kanada: 18.1
22. Holandë: 18.1
23. Greqi: 18.1
24. SHBA: 18
25. Australi: 17.9
26. Turqi: 17.8
27. Zelandë të Re: 17.8
28. Sllovaki: 17.8
29. Gjermani: 17.6
30. Brazil: 17.4
31. Irlandë: 17.3
32. Kroaci: 17.3
33. Austri: 17.3
34. Republika Çeke: 17.2
35. Kili: 17.2
36. Belgjikë: 17.2
37. Portugali: 16.9
38. Bullgari: 16.9
39. Izrael: 16.7
40. Finlandë: 16.5
41. Norvegji: 16.5
42. Suedi: 16.2
43. Danimarkë: 16.1
44. Islandë: 15.6
Sigal