Ja lidhjet e hakerit kosovar Ardit Ferizi me ISIS, sipas raportit të FBI

532
Ardit Ferizi, prej tre vjetësh ka filluar të kryejë sulme kibernetike ndaj shumë institucioneve dhe kompanive amerikane, atyre në Izrael, Serbi, Greqi, Ukrainë dhe vende të tjera, ndërsa të dhënat kryesisht ua ka dërguar pjesëtarëve të “Shtetit Islamik”, thuhet në dokumentin e hetuesit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në SHBA të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”.
Ferizi ka bërë edhe zhvatje të parave dhe mjeteve të tjera me vlerë nga individë dhe kompani amerikane që i ka sulmuar. Vetëm një nga pagesat që i ka kërkuar nga viktimat e tyre ka qenë në vlerë prej 500 dollarësh amerikanë.
Hetuesi i FBI-së kishte zbuluar se tre muaj para se Ferizi të mbushte 17 vjet, për herë të parë kishte hapur llogari në rrjetin social “Tëitter”, prej nga kishte dërguar informacionet personale të 1 mijë e 351 amerikanëve te pjesëtarët e “Shtetit Islamik” (ISIS), shkruan në kopjen e raportit 22 faqesh të përpiluar nga hetuesi special i FBI-së, ku në detaje paraqiten aktivitetet e Ferizit si udhëheqës i Hakerëve të Kosovës (KHS) i arrestuar më 14 tetor në Malajzi.
ISIS-it i dërgoi të dhëna përmes “Twitter”-it
Raporti i FBI-së jep detaje të aktiviteteve të Ardit Ferizit dhe të personave bashkëpjesëmarrës. Më 1 shtator të vitit 2012, nga një IP adresë në Kosovë është hapur llogaria në “Tëitter” nga Ardit Ferizi, llogaria “@Th3Dir3ctorY”.
Nga kjo llogari, sipas raportit, Ferizi i kishte bërë marketing një interviste që hakerët e Kosovës e kishin dhënë për “Infosecinstitute” (institut për teknologji informative i themeluar në 1998 me bazë në Illinois të SHBA-ve).
Sipas artikullit të publikuar asokohe, i cili citohet në raportin e hetuesit amerikan, hakerët e Kosovës e kishin marrë përgjegjësinë për më shumë se 20 mijë sulme në ueb-site në tetor të 2012-s, sulme që kishin goditur qeverinë e Serbisë, INTERPOL-in me bazë në Francë, si dhe sigurimin dhe publikimin e të dhënave për 7 mijë kartela krediti të izraelitëve. KHS në këtë intervistë e kishte marrë përgjegjësinë edhe për sulmet në serverët e Microsoft Hotmail në 2011-n.
Në gusht të 2014-s, Ferizi kishte shkuar për studime të shkencave kompjuterike në Malajzi për të vazhduar nga atje sulmet kibernetike. Aty kishte sulmuar serverët e ushtrisë dhe qeverisë amerikane dhe të dhënat e vjedhura përmes llogarisë në “Tëitter”. Më 26 dhe 27 prill të këtij viti, ai i kishte bartur të dhënat te llogaria në “Tëitter”, “@Muslim_Sniper_D”, që besohet se ishte llogari e pjesëtarit të “Shtetit Islamik” të Irakut dhe Levantit Tariq Hamayun i njohur si “Abu Muslim Al-Britani”, i cili ishte me bazë në Raqqah të Sirisë.
Në këto data, ai tek adresa “@Muslim_Sniper_D” kishte dërguar të dhëna të palejueshme të kartelave të kreditit të 27 amerikanëve, 18 britanikëve e 22 francezëve duke përfshirë edhe informata të tjera siç janë emrat, adresat, kodet postare, datat e lindjes dhe informata të tjera të kartelave të kreditit./ “Zeri”
Sigal