Ja kush është autori i masakrës në Orlando

498
Mediat amerikane e kanë përshkruar si një njeri të paqëndrueshëm mendërisht. Ish –bashkëshorjta e kujton si person të dhunshëm 29 –vjeçarin, të mbushur me urrejtje. Ajo u tha gazetarëve se ai ek ishte keqtrajtuar fizikisht disa herë. “Duhet të kishte probleme mendore”, u shpreh Sitora Yusufiy.
“Në fillim dukej shumë normal, kishte interes për familjen, i pëlqenin shakatë, i pëlqente argëtimi. Por vetëm pak muaj pas martesës fillova të vë re paqëndrueshmërinë e tij. Pashë se ishte bipolar dhe kalonte menjëherë në sjellje dhe veprime ekstreme. Nisa të shqetësohem për sigurinë time. Kjo u përforcua kur nisi dhuna fizike”, rrëfeu ajo.
Yusufiy, që e kishte njohur Mateen në internet 7 vjet më parë thotë se abuzimet që pësonte prej tij ishin bërë aq të tmerrshme, saqë familja e saj vendosi më në fund që ta ndihmonte duke e larguar prej tij. Ajo iku natën dhe nuk mori asgjë me vete.
Mateen, me origjinë afgane, hyri në klubin e natës “Pulse Club” në Orlando të Floridas dhe bëri një kasaphanë. Ai qëlloi me breshëri, me një armë automatike, duke lënë të vdekur në vend 50 persona. 53 të tjerë u plagosën. Ai u ekzekutua më pas nga FBI. Disa prej të mbijetuarve treguan tmerrin e përjetuar. Të tjerë u dërguan mesazhe tronditës të afërmve duke përshkruar momentet e fundit të ankthit. Ai kishte një urrjetje patologjike ndaj homoseksualëve. Babai i tij tha se i biri ishte mbushur me zemërim kur kishte parë dy burra duke u puthur në Miami. Megjithatë, Seddique Mateen e përshkruan djalin e tij si njeri të mirë.
Sigal