Sigal

Në zonën e Deep Hole, rreth 12 kilometra nga komuniteti i largët Ltyentye Apurte (Santa Teresa) në Territorin Verior të Australisë qindra kuaj të ngordhur janë nëpër luginat pasi nuk kishin pirë ujë për javë të tëra. Kjo ndodhi pasi kafshët nuk gjenin asnjë burim uji nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Australinë javët e fundit.  Kuajt e ngordhur u gjetën nëpër pellge të thara në Territorin e Veriut, Australi.

“Unë thjesht nuk mund ta besoja atë, nuk do të kisha parë kurrë ndonjë gjë të tillë, nuk u ndalova të numëroja, por kishte shumë dhe shumë prej tyre, ishte shkatërruese”, banor i zonës për CNN.

Rohan Smyth, një zëdhënës i medias për komunitetin lokal aborigjen, tha se kafshët e etura shkuan për ujë në këtë zonë, duke mos gjetur asnjë, nuk kishin ku të shkonin.

Këshilli Qendror i Tokës (CLC), një organ që mbron njerëzit aborigjenë në Australinë Qendrore, tha në një deklaratë: “Kuajt dhe kafshët e tjera të egra po vdesin nga etja dhe nga uria sepse shumë burime të besueshme të ujit, si Apwerte Uyerreme, janë tharë në valën e nxehtësisë aktuale dhe zonat e mbipopulluara nga kafshët e egra vuajnë nga erozioni dhe humbja e vegjetacionit”, tha këshilli në deklaratë.