Ja fotot e terroristit të masakrës në Berlin

439
Sigal

Këto janë fotot e zbuluara të atentatorit të
Berlinit Anis Amri, i konsideruar deri para pak orësh si njeriu më i kërkuar i
Europës, kur ai hyri në Gjermani me valën e madhe të emigrantëve që kaluan
kufirin.

Disa javë përpara se të futej në Gjermani në vitin
2011, 24-vjeçari ishte dënuar me 4 vite burg pasi kishte djegur një qendër
refugjatës në ishullin italian të Lampeduzës. Amri ishte në një nga dy anije që
u larguan nga porti tunizian i Sfax në mars të vitit 2011, një nga të cilat u
përmbyt, por anija e terroristit arriti të shkonte e sigurtë në ishullin
mesdhetar. Gazeta italiane Corriere Della Sera kanë publikuar fotot të Amri-t,
kur ai ishte ende adoleshent, 19 vjeç, me turmën e njerëzve që mbërritën me
anije.

Megjithatë fytyra e
tij është e fshehur, pasi nuk është vërtetuar 100% nëse është ai apo jo. Ditën
e sotme mori fund saga e arratisë, 24-vjeçari që vrau me kamion 12 persona dhe
plagosi 48 të tjerë u vra në Milano