Ja cili është populli më i sinqertë në botë

398
Qytetarët më të sinqertë në botë thuhet se janë britanikët. Sipas psikologëve politikanët e tyre janë më pak të korruptuar sesa politikanët e huaj. Studimi i ri ka gjetur se sinqeriteti nuk është tipar universal, por kryeson në etikën e udhëheqësve të Britanisë së Madhe. Nëse zgjedhjet janë të manipuluara apo politikanët janë të hapur për ryshfet, evazion fiskal dhe mashtrim, atëherë kjo sjellje ndikon keq te popullata, raporton The Telegraph. Akademikët e Universitetit të Nottinghamit kanë testuar sinqeritetin e 2500 njerëzve të rinj, të cilët nuk ishin në dijeni për nivelin e korrupsionit në vendlindjen e tyre.
Secili prej tyre është vendosur në një dhomë dhe u është kërkuar që të hedhin zarin. Ata që arrinin numrin më të madh, paguheshin më shumë. Ata filmoheshin nga një kamerë e fshehur, pastaj pyeteshin se çfarë numri u kishte rënë në zar. Studentët britanikë ishin më të sinqertit, pasi nuk gënjenin për numrin e tyre. Pas britanikëve renditen suedezët, gjermanët, lituanët dhe italianët. Në fund të kësaj liste ishin studentët nga Tanzania, Maroko, Kina dhe Vietnami. Autorët e këtij hulumtimi kanë thënë se çmimi i korrupsionit në shoqëri është shumë i madh dhe se mund të ketë ndikim të keq psikologjik.
Sigal