Ja cili është kryeqyteti më i ri i miliarderëve

62
Pekini ka lënë pas Nju Jorkun si qyteti me numrin më të lartë të miliarderëve, tregon një raport i ri i hartuar nga kompania Hurun me bazë në Kinë. Aktualisht në kryeqytetin kinez jetojnë rreth 100 miliarderë, 5 më shumë se në Nju Jork, thotë raporti. Shangai, qendra tregtare e Kinës, qëndron në vend të pestë. Kompania Hurun, që mbikëqyr ritmin e pasurisë në Kinë, publikon prej 5 vjetësh raportin vjetor Lista Globale e Pasanikëve, ku pasuria llogaritet në dollarë amerikanë. Sipas raportit të fundit, në Pekin vitin e kaluar u regjistruan 32 miliarderë të rinj, ndërkohë që në Nju Jork u verifikuan vetëm 4 të tillë. 
Në tërësi, Kina ia ka kaluar Amerikës si vendi me numrin më të lartë të pasanikëve. Gjithësesi, top lista e 10 miliarderëve e hartuar nga Hurun dominohet nga amerikanët.