Ja çfarë gjeti policia e Kosovës në selinë e “Vetëvendosje”-s

510
Policia e Kosovës ka publikuar disa fotografi të sendeve që ka gjetur në selinë e Vetëvendosjes teksa hyri me forcë dje dhe arrestoi dhjetëra aktivistë të saj mes të cilëve edhe Albin Kurti. “Nga njësiti i Teknikës Kriminalistike të Policisë së Kosovës, është realizuar edhe këqyrja e vendit të ngjarjes, ku në cilësi të provave materiale janë konfiskuar; 2 copë gaz maska ushtarake, 1 sprej (OC) i vogël, 2 shufra metalike, 2 mjete të destinuara për gjuajtje të sferave me llastika, 4 qese me pluhur të dyshimtë, 2 qese me sfera xhami, një gaz lotsjellës, 3 radiolidhje mototrolla, 1 shishe me sasi ½ e litrës me plumba gome (26 copë), një fishekzjarr me barot, 3 boca gazi lotsjellës të zbrazëta, një qese najloni me 7 copa gaz lotsjellës, 1 qese me sfera me ngjyrë, 1 çantë me tri shishe plastike me sasi ½ litrës të mbushura me benzinë, 1 shishe plastike prej 1,5 litra me benzinë, 1 sprej i vogël OC (djegës), 1 sprej i madh OC (djegës), 2 qese me armatura të salduar (në formë iriqi) për shpim të gomave të veturave, 5 shishe në sasi prej 1,5 litra të mbushura me ngjyrë pink dhe13¬ copë maska të zeza (fantomka) për mbulim të fytyrës.”- bëri të ditur policia.
Sigal