Izraeli sulmon dy baza ushtarake të Sirisë

462
Së paku dy baza ushtarake siriane janë sulmuar nga ushtria izraelite, pasi kjo e fundit pretendon se Siria ka lëshuar disa raketa në rafshnaltën e Golanit. Kjo e fundit është territor i pretenduar nga dy shtetet, por që kontrollohet nga Izraeli.
“Në bëjmë përgjegjës ushtrinë siriane, për çdo sulm eventual mbi civilët tanë,” tha mes tjerash zëdhënësi izraelit, Peter Lerne, duke konfirmuar njëherësh lajmin se Izraeli ka bombarduar Sirinë. Sulmet kanë ndodhur në provincën Quineitra, që është mjaft strategjike për rebelët dhe regjimin e Assadit, pasi kontrollon rrugët për në Damask. Nga sulmet izraelite janë vrarë 5 persona, duke mos specifikuar nëse kanë qenë ushtarë ose civilë. Izraeli shpesh ka bombarduar baza ushtarake siriane, për shkak edhe të marrëdhënieve të tensionura mes dy vendeve.
Sigal