Izraeli heq detektorët metalikë nga vendi i shenjtë

101
Izraeli ka vendosur heqjen e detektorëve të metalit nga një vend i shenjtë në Jeruzalem si dhe një survejim më të pranueshëm.

Kabineti i sigurimit të kryeministrit Benjamin Netanjahu votoi për këtë masë të mërkurën herët.

Tensionet u rritën pasi dy policë izraelitë u vranë më 14 korrik në vendin e njohur për çifutët si Mali i Tempullit dhe për myslimanët si Haram al-Sharif.

I dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme kishte paralajmëruar se tensionet rrezikonin të përhapeshin “përtej” qytetit të lashtë.

Një deklaratë nga zyra e z. Netanyahu tha se kabineti i sigurisë pranoi “rekomandimin e të gjitha organeve të sigurisë për të ndryshuar inspektimin me detektorë metali në një inspektim të sigurisë bazuar në teknologjitë e avancuara dhe mjete të tjera”.

Rreth 100 milion sheqel (28 milion dollarë) janë ndarë për të paguar për pajisje të reja dhe policë shtesë, tha deklarata.

Autoritetet izraelite kishin thënë se detektorët metalikë ishin të nevojshëm për shkak se personat e armatosur kishin kontrabanduar armë në vend.

Por vendimi provokoi protesta.
Të premten e kaluar, tre palestinezë u vranë në përleshjet me forcat izraelite të sigurisë, ndërsa mijëra protestuan në Jeruzalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor të okupuar.

Më vonë në të njëjtën ditë, tre civilë izraelitë u therën për vdekje dhe një i katërti mbeti i plagosur nga një palestinez që hyri në një shtëpi në një vendbanim hebre në Bregun Perëndimor të pushtuar.