Izrael, protesta e një mijë sërfistëve kundër nxjerrjes së gazit: ‘Mos na helmoni’

475
Sigal

Pothuajse një mijë sërfistë izraelit janë zhytur në det, për të protestuar kundër ndërtimit të një platforme off-shore për nxjerrjen e gazit.
992 persona kanë formuar një rreth të gjerë në brigjet e Herzliya, një rajon në zonën qendrore të Izraelit.

Në bluzat e tyre ishte slogani ‘Mos na helmoni’. Autoritetet izraelite sqarojnë që platforma e re nuk është një kërcenim as për ambientin as për shëndetin.

Organizatorët e eventit kanë për qëllim që pamjet ti paraqesin në Guinness World Records, për ta vlerësuar këtë si ’rrethin e sërfistëve më të madh në botë”.