Izrael, dy ushtarë humbin jetën nga sulmi me makinë

617
Dy ushtarë izraelitë janë vrarë nga një përplasje e qëllimshme me makinë në West Bank, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ushtria izraelite ka njoftuar se dy ushtarët kanë humbur jetën pasi një palestinez i përplasi qëllimisht me makinë.
Ai u fut në mes të një grupi izraelitësh në Bregun Perëndimor Verior. Incidenti ndodhi pranë vendbanimit hebre të Mevo Dotan, në perëndim të qytetit palestinez të Jenin.
Sipas BBC, shoferi u largua nga skena por policia arriti ta kapte dhe e arrestoi. Raportimet kanë treguar se kishte dëmtime të lehta.
Sigal