Sigal

Të paktën 40 persona mësohet të jenë arrestuar për terrorizëm në Izrael.

Agjencia e lajmeve “AssociatedPress” njoftoi se të ndaluarit janë “aktivistë tëHamasit, përfshirë ligjvënës” të cilët u kapën në bastisje të kryera gjatë natës.

Arrestimi është bërë nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe në një postim të tyren në Twitter të premten, shkruhej se 37 prej të burgosurve “njihen si operativë të Hamasit”.

Gjithashtu thuhej se arrestimet pasuan një sulm “me armë”ditën e enjte, ku u vranë dy ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe u plagosën disa të tjerë.