Ivica Daçiç: “Krishti Shpëtimtar”, një dëshmi se Kosova nuk është për UNESCO

522
Ministri serb i punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka thënë se përdhosja e tempullit “Krishti Shpëtimtar” është edhe një dëshmi se Kosova nuk është për në UNESCO.
“Shqiptarët në Kosovë jo vetëm që nuk janë në gjendje të mbrojnë trashëgimitë kulturore e fetare, porse ata sistematikisht shkatërrojnë pa asnjë sanksion për bërësit”, ka thënë Daçiç.
Sipas tij, kjo jo vetëm që nuk është në harmoni me parimet e UNESCO–s, por kjo edhe meriton dënimin e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë.
“Kosova është i vetmi vend në Evropë ku sot është i mundshëm shkatërrimi, djegia dhe përdhosja e tempujve të krishterë pa asnjë fjalë kundër dhe pa asnjë dënime. Përkundrazi, shumica e shteteve evropiane ata i ka shpërblyer duke votuar për pranimin e tyre në UNESCO. Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare në rastin e Kosovës është miratim”, ka përfunduar Daçiç.
Dje mediat serbe njoftuan se disa protestues që ishin në demonstratën e 9 janarit kishin urinuar rrëzë mureve të kishës serbe të ndërtuar në kompleksin e Universitetit të Prishtinës.
Ky mund të ketë qenë preteksti për këtë akuzë të re të Beogradit ndaj Kosovës.
Sigal