Ivanov – Mogherinit: S’do t’i jap mandatin kujtdo që negocion platforma të shteteve të huaja

529
Gjatë vizitës së sotme në Maqedoni, Përfaqësuesja e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka takuar edhe presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me të cilën bisedoi për gjendjen aktuale politike në vend.

Siç njofton zyra e Ivanovit, në lidhje me vendimin e tij rreth mos dhënies së mandatit për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, Ivanov thotë se në pajtim me Kushtetutën, nuk do ta emërojë si mandatar për konstituimin e qeverisë gjithsecilin që do të negociojë për platformat e shteteve të tjera, me të cilat rrezikohet sovraniteti, pavarësia dhe unitariteti i shtetit.

“Me platformën post-zgjedhore shkelet Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit, ndërsa Maqedonia vihet në pozitë të nënshtrimit dhe varësisë prej një shteti tjetër. Qytetarët në zgjedhje votuan për reforma evropiane dhe jo për platformë post-zgjedhore të një shteti të huaj”, theksoi Ivanov.

Ivanov shtoi se hapja e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian do ta japin stimulimin e nevojashëm për intensifikimin e proceseve reformuese në këto sfera kyçe dhe do t’i rrumbullakojë përpjekjet e BE-së për tejkalimin e krizave politike në Republikën e Maqedonisë.

Kurse, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogerini, theksohet të ketë thënë se ka mirëkuptim të tërësishëm për ndërlikueshmërinë e situatës dhe rolin e presidentit në ballafaqimin me sfidat politike.

Mogerini theksoi se i kupton aspektin juridik dhe politik, relevantë për tejkalimin e situatës politike dhe se është e gatshme të ndihmojë që kriza aktuale politike të mos rritet në ndëretnike, madje edhe në krizë gjeopolitike. Mogherini shprehi bindjen se faktorët politikë në Republikën e Maqedonisë mund të gjejnë dalje nga situata.
Sigal