Ivanov: Diaspora të ndihmojë në këtë periudhë të sfidave

435
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sonte në Klubin e deputetëve ua dorëzoi kartat për merita organizatave të mërgimtarëve: Organizatës franceze-maqedonase “Bllazhe Koneski” nga Mant La Zholi, Francë, Shoqatës kulturore-sportive “Prespa-Birlik” nga Malme-Suedi, ansamblit “Makedonka” nga Toronto, Kanada, Teatri australian-maqedonas nga Siddei-Australi dhe Shoqatës sociale-Ohër “Shën Naumi i Ohrit” nga Melburni-Australi. Në fjalimin me këtë rast, Ivanovi shfaqi falënderim deri te diaspora për gjërat e bëra deri më tani, por njëherit i bëri thirrje që të ndihmojë, siç tha, edhe në këtë periudhë të sfidave. Sipas Ivanovit, çdo sukses i mërgimtarëve është sukses edhe për Maqedoninë, sa më shumë individë të suksesshëm, aq është shteti më i suksesshëm. Organizatat e mërgimtarëve u përzgjodhën për dekorim nga Komisioni i Kabinetit të tij.
Sigal