Ivanov: BE dhe NATO të refuzojnë dhe dënojnë platformën shqiptare

490
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Në prag të mbledhjes së Këshillit të Evropës, Ivanov u është drejtuar me një letër anëtarëve të Këshillit Evropian, kreut të Këshillit Evropian Donald Tusk, sekretarit të përgjithshëm NATO-s Jens Stoltenberg dhe dy partnerëve strategjik të Republikës së Maqedonisë, presidentit të SHBA-së dhe atij të Turqisë, Donald Tramp dhe Rexhep Taip Erdogan.

Presidenti maqedonas nga BE dhe NATO të refuzojnë dhe dënojnë platformën shqiptare.

“Platforma e Tiranës është bërë kusht për formimin e Qeverisë së Maqedonisë. Dokumenti i platformës është miratuar pa zgjedhjeve në një shtet tjetër, në kabinetin e shteti të huaj dhe me kryeministrin e një vendi të huaj. Me këtë platformë rrezikon sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit, duke e çuar Republikën e Maqedonisë në një pozitë të nënshtrimit apo varësisë në lidhje me një vend tjetër. Zbatimi i platformës nënkupton ndryshime në Kushtetutë që do të rrezikojnë karakterin unitar të shtetit. Platforma shkel Marrëveshjen e Ohrit, e cila rregullon marrëdhëniet e bashkësive etnike, me gjendjen e Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet e tyre reciproke. Në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, platforma është diskriminuese ndaj komuniteteve tjera etnike, sepse vetëm prioritet i një komuniteti. Kjo platformë e Tiranës destabilizon më tej situatën e brendshme politike dhe rrit tensionet etnike në Maqedoni”.

Në letër, Ivanov bën dhe një pasqyrim të situatës aktuale në Republikën e Maqedonisë.

“Republika e Maqedonisë tanimë dy vjet e gjysmë po kalon nëpër një krizë të thellë politike. Me lehtësimin e BE-së dhe SHBA-ve u arrit Marrëveshja e Përzhinës si parakusht për organizimi
n e zgjedhjeve e parakohshme parlamentare të lira dhe demokratike dhe formimi i qeverisë së RM-së që do të fokusohej në reformat prioritare.

Më 11 dhjetor 2016 u mbajtën zgjedhjet e lira dhe demokratike, të cilat u përshëndetën nga të gjitha palët. Por në vend të daljes nga kriza dhe fokusimit në përmbushjen e reformave prioritare, ne sërish u gjendëm në një krizë të thellë politike. Gjegjësisht, pas zgjedhjeve, tre nga katër partitë politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë në mbështetjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrit të tij për punë të jashtme në Tiranë krijuan Platformën për shqiptarët e republikës së Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në letrën e Ivanovit, drejtuar institucioneve të lartpërmendura.

Ivanov thekson në letër se Platforma shqiptare u shndërrua në kush për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Sigal