Ivanka Trump mund të zëvendësojë Nikki Haley? Ja kandidaturat që përfliten

456
NEW YORK, NY - MARCH 15: Ivanka Trump Kushner attends the hit musical "Come from Away" on Broadway at The Schoenfeld Theatre on March 15, 2017 in New York City. (Photo by Bruce Glikas/Bruce Glikas/Getty Images)
Sigal

Sipas shtypit amerikan, Ivanka Trump, vajza këshilltare e Presidentit të SHBA-së, do të jetë një nga zëvendësuesit e mundshme Nikki Haley.

Ish-Ambasadorja e SHBA në OKB foli me superlativa për Ivankën dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner, gjitashtu këshilltar i Trump, teksa komunikoi në zyrën ovale dorëheqjen e saj.

Kushnerit iu referua si “një gjeni i fshehur që askush nuk e kupton”.

Zëvendëskryetarja e Sigurisë Kombëtare Dina Powell është një tjetër kandidaturë e mundshme.

Ajo e kaloi fundjavën e fundit në varkën e Haley dhe familjes së saj në Karolinën e Jugut.

Një konkurrent i tretë, sipas mediave amerikane, mund të jetë Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani, i cili kaloi tetë vjet në misionin amerikan në Kombet e Bashkuara.

Në Berlin ai mbajti një profil të lartë, duke u shfaqur në mediat konservatore në mbështetje të fortë dhe të hapur të politikës së jashtme të manjatit.

Ambasadori e SHBA në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley,  dha sot dorëheqjen dhe Presidenti i SHBA Donald Trump e pranoi atë.

Lajmi fillimisht u raportua nga faqja e internetit Axios, duke folur për një takim midis ish- guvernatores së Karolinës së Jugut dhe manjatit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Më pas kjo u zyrtarizua në një konferencë të përbashkët për mediat.

Haley mbante detyrën e ambasadores së SHBA-së në OKB që nga janari 2017.

Vendimin ajo e argumentoi me arsye personale. Por mediat ndërkombëtare raportojnë se dorëheqja si Ambasadore erdhi pas një hetimi etik ndaj saj të iniciuar nga Creë, Agjencia
që mbikqyr përgjegjësinë etike të politikanëve në Uashington.

Sipas hetimit, Nikki Haley kishte kryer rreth shtatë udhëtime luksi me avion privat, të pranuara edhe nga ish-guvernatorja e  Karolinës së Jugut. Burri i saj ishte i pranishëm në disa prej këtyre fluturimeve.

“Ambasadorja Haley duhet të ketë qenë e vetëdijshme për shkeljet etike në një kohë kur shumë kolegë të saj janë akuzuar për fluturimet personale “tha se agjencia, megjithatë e ka bërë të qartë se Haley nuk akuzohet për këtë.

Sakaq Nikki Haley e bëri të qartë se nuk do të garojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, por do të bëjë fushatë për Donald Trump.

I pyetur se cilin ka në mendje si pasardhës të zonjës Haley, Presidenti Trump u përgjigj: “Kemi një numër njerëzish, të cilët do të dëshironin shumë ta bënin këtë punë”, duke shtuar se zonja Haley “i kishte dhënë mjaft shkëlqim” pozitës së ambasadores.

Presidenti shtoi se “brenda dy ose tre javëve të ardhshme, ndoshta më shpejt” ai ka të ngjarë të njoftojë se kë do të propozojë për postin.